Flash

Foto/ Skandali i Courtois: fëmijë sekret me fqinjën e martuar në Londër

Lapsi.al 30 December 2019
Foto/ Skandali i Courtois: fëmijë sekret me fqinjën e martuar

Thibaut Courtois, portieri i Real Madrid, është në qendër të një stuhie mediatike për zbulimin e një fëmije sekret që ish-numri 1 i Chelsea ka patur me një grua të martuar, Elsa Izac, fqinja e tij e bukur e shtëpisë (një vile prej 3 milionë stërlina në Wimbledon).

Belgu sapo ishte transferuar me shoqen e tij Marta Dominguez, ndërsa ajo ishte e martuar me një bankier e nën e tre fëmijëve. Ishte dashuri me shikim të parë dhe - sipas asaj që tregon Daily Star - cifti kalonte takime romantike edhe në hotelet ku Chelsea ishte në grumbullim, ndërsa Marta priste një fëmijë.

Historia përfundon kur Elsa, ish-modele tani stiliste, mbeti shtatzënë. Duket se Courtois i ka kërkuar të abortojë, pavarësisht se gruaja ishte ndarë nga i shoqi. Ajo nuk ka dashur ta bëjë e në shtator 2017 lindi Enzo. Portieri, që ndërkohë fluturoi tek Real Madrid, e ka takuar një herë Elsën e fëmijën, por sipas një burimi të Daily Star, gruaja kërkon që "Courtois ta njohë fëmijën publikisht, edhe pse ai nuk e ka mohuar kurrë se është i ati".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI