Flash

Vit i Ri në Kenia: Luiza Gega stërvitet me atletë "lepuj"

Lapsi.al 30 December 2019
Vit i Ri në Kenia: Luiza Gega stërvitet me atletë

Luiza Gega është e para sportiste që është kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Për një përgatitje më të mirë për të gjitha garat e sezonit të ardhshëm, Luiza Gega ndodhet që më 7 dhjetor në Kenia në periudhë përgatitore. E që nga data 15 dhjetor, po në Kenia, asaj i është bashkuar trajneri Taulant Stërmasi. Dhe deri më 27-28 janar ata do të jenë atje në vazhdim të periudhës përgatitore: “Ky grumbullim është shumë i rëndësishëm për atleten pasi është baza e garave verore - tregoi Stërmasi -. Sigurisht që pjesë do të jenë edhe garat testuese në sallë. Deri tani stërvitja është duke shkuar shumë mirë. Luiza e ndjen veten shumë mirë. Po punojmë me volume që në fakt janë shumë më të larta se çfarë kemi punuar më përpara. Sigurisht që janë përgatitje shumë të rëndësishme, sepse jemi në vitin më të rëndësishëm, që është viti olimpik, ndërsa jemi në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Një sërë aktivitetesh ndërkombëtare, por dhe objektiva të qarta, ndërsa Stërmasi rrëfen veprimtaritë ku Gega mund të marrë pjesë gjatë 2020-ës. “Do të veçoja dy aktivitete shumë të rëndësishme që janë Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe Kampionatin Evropian, i cili bëhet menjëherë dy javë pas këtyre Lojërave, në Paris. Janë gara shumë të rëndësishme, ku atletja Luiza Gega do të japi maksimumin. Dhe kjo si pasojë e punës, përkushtimit, vetëmohimit, por sigurisht dhe talentit. Sepse Luiza Gega ka gjetur kushtet e duhura të stërvitjes për garat e gjata, apo dhe ato teknike. Ka dhe atletë të tjerë, të cilët e ndihmojnë atë gjatë stërvitjes. Ka nga ato kenianë, që kur Luiza ka nevojë, i bëjnë lepurin".

"Objektivat janë për të marrë pjesë dhe në garat e dimrit, të cilat nisin në fund të janarit. Ndërkohë që do të bëjë 3000 metra, sepse në salla nuk ka 3000 metra me pengesa. Për 3000 metra me pengesa do të vendosim më vonë, por do të jetë një garë testuese. Sakaq garat do të nisin në Karlsruhe në fund të janarit. Do të kemi besoj dhe dy gara testuese, ndoshta mund të marrim pjesë në Kampionatin Ballkanik, por t’ia lëmë kohës. Mund të jetë opsion dhe garimi në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura në Nanjing të Kinës në mars. Do ta shohim”, shpjegon Stërmasi.

Ndërkohë së bashku me Luiza Gegën, në Kenia është duke u stërvitur dhe David Nikolli, një tjetër atlet potencial në garat e mesme dhe të thellësisë, 800, 1500 dhe 3000 metra.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI