Flash

Botërori i ri për Klube: Kina njofton qytetet që mirëpresin ndeshjet

Lapsi.al 31 December 2019
Botërori i ri për Klube: Kina njofton qytetet që mirëpresin

Botërori për Klube i fituar nga Liverpool ka qenë edicioni i parafundit me formulën me eleminim direkt: nga 2021 gjithcka do të ndryshojë, do të kalohet me 24 skuadra e do të luhet mes qershorit e korrikut. Federata Kineze (Cfa) ndërkohë ka publikuar emrat e tetë qyteteve që do mirëpresin ndeshjet në Botërorin e ri për Klube: Shangai, Tianjin, Guangzhou, Wuhan, Shenyang, Ji'nan, Hangzhou e Dalian. Surprizisht mungon aty kryeqyteti Pekini.

Pas një viti e gjysëm do të ndryshohet: Fifa ka stabilizuar se tetë skuadra do të vijnë nga Europa, gjashtë nga Amerika e Jugut e 10 të tjera nga vendet e mbetura. Kriteret e kualifikimit për turneun e ri do të vendosen nga konfederatat e ndryshme kontinentale, që për momentin nuk i kanë stabilizuar. Përjashtimi i vetëm është Flamengo, i sigurtë që do të jetë: Conmebol ka qartësuar se skuadra braziliane është pranuar si kampione e Libertadores 2019, e njëjta do të vlejë edhe për fituesit në 2020 e 2021.

"Fakti që organizohet Botërori i parë për Klube me 24 skuadra - ka thënë një zëdhënës i Federatës kineze - mund ti japë një impuls vendimtar zhvillimit të futbollit në vendin tonë. Tani do të punojmë bashkë me Fifa-n për të organizuar një turne të paharrueshëm, e perfekt në të gjithë këndvështrimet".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI