Flash

Flamengo: Gabigol fiton Topin e Artë amerikano-latin

Lapsi.al 31 December 2019
Flamengo: Gabigol fiton Topin e Artë amerikano-latin
2019 e jashtëzakonshme e Gabigol mbyllet me një cmim prestigjoz personal. Sulmuesi i Flamengo, në pronësi të Inter, ka marrë edhe Topin e Artë amerikano-latin, trofe i dëshiruar nga të gjithë që në kontinentin amerikan e dorëzon cdo vit e përditshmja El Pais, tashmë në edicionin e 34. Golashënuesi më i mirë i Brasilerao e i Kupës Libertadores ka marrë 168 vota nga 372 të disponueshme, duke mundur shokët e skuadrës Bruno Henrique e De Arrascaeta. Gabigol, 43 gola sezonalë, ka marrë 45% të votave totale, duke pasuar kështu argjentinasin Gonzalo Martinez, fitues i cmimit në 2018. Nëse 2019 ka qenë viti i pagëzimit përfundimtar, 2020 është akoma një rebus. Pas tre javësh do të nisë sezoni i ri i klubit brazilian e sulmuesi nuk e di ende se ku do të luajë. E sigurtë se nuk do të kthehet tek Inter, si ka rrëfyer vetë dy javë më parë. Flamengo shpreson ta mbajë, por zikaltrit presin ende mpropozime nga ndonjë klub europian për të përfituar sa më shumë nga shitja e djaloshit që në Appiano nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI