Flash

Pikat kryesore/ Apologjia e Edi Ramës për veten (video)

Lapsi.al 31 December 2019
Pikat kryesore/ Apologjia e Edi Ramës për veten (video)

Edi Rama ka mbajtur fjalën e fundvitit në të cilën gjysmën e fjalimit 40 minutësh, ia ka kushtuar më shumë difekteve dhe meritave të tij, sesa arritjeve apo dështimeve të qeverisë (video poshte nga minuta 22 00 e pas). Kryeministri ka folur për karakterin e vet, raportin me gënjeshtrën, paranë, famën, dhuntitë e veçanta, tradhëtinë e kështu me radhë. Lapsi.al ka i grupuar me tema pikat kryesore të autoportretit të Ramës sipas mënyrës se si ai shikohet në pasqyrë…

 

Njeriu i gabueshëm

Unë nuk jam i renë nga qielli. Unë nuk jam pa të meta, kam më shumë se ju pasi jam dhe më i gjatë. Unë bëj gabime se marr më shumë vendime se ju.

Asnjeherë s’kam bërë gabime të qëllimshme në dëm të këtij vendi që kam nderin të drejtoj.

Nuk i kam mbajtur të gjitha premtimet në kohë, por asnjeherë nuk kam premtuar i ndërgjegjshem që nuk bëhet.

Nuk jam politikan që gënjen për vota, por jam në politikë se endërroj ndryshimin.

Jam më i pakënaqur se gjithkush me punën dhe qeverinë që drejtoj.

Raporti me pasurinë

Balta e pafundme me hajdutërira e pislleqe nuk me përket.

S’jam i varfer, por s’kam ëndërruar kurrë të bëhem i pasur. Nuk jetoj për të fituar, fitoj sa me mjafton për të jetuar

Nuk jetoj për salltanete, por për pasionet e mia.

Jetoj se dua të lë gjurmën time përmes dhuntive që më janë falur.

Akuzat si arrogant

Arrogant se besoj më shumë tek bindiet sesa tek konsnsusi, megjithatë kjo nuk është pengesë për punën time të përditshme.

Nuk e kam vështirë të kërkoj ndjesë, ndonëse asnjë paraaradhës i imi nuk e ka bërë.

Kundër kazanit

Nuk kam mbështetur ndonjë ligj që kufizon lirinë e shprehjes.

Tradhëtia ndaj Kosovës

Unë për asnjë gjë në botë nuk e tradhëtoj popullin tim dhe ketu kam parasysh edhe popullin e Kosovës.

Shengeni rajonal nuk është një Jugosllavi e re siç thonë ata që për karrige nuk bëjnë dot bashkë dy parti për të krijuar qeveri.

Shengeni nuk është plan me inisiativë serbe.

Unë personalisht kam bindur Vuçiçin se Kosova me Shqipërinë mund të heqin kufirin me njëra tjetrën edhe nëse Beogradi dhe Prishtina vendosin mos ta hedhin këtë hap me njëra tjetrën.

Poshtërsia më madhe shpifja se unë kam dashur të ndaj Kosovën.

©Lapsi.al

/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI