Flash

Arsenal largon Manchester United nga zona Champions: Xhaka paqe me tifozët

Lapsi.al 1 January 2020
Arsenal largon Manchester United nga zona Champions: Xhaka paqe me tifozët

Arsenal rikthehet tek fitorja në Premier League, gjë që i mungonte prej katër ndeshjesh radhazi, duke mposhtur 2-0 Manchester United në Emirates Stadium. Arteta merr kështu fitoren e parë përpara publikut të shtëpisë, pasi humbi derbin në fundin e 2019. Starti i duhuri i vitit të ri për teknikun e Gunners që, me 27 pikë, piketon pikërisht zonën e Europa League të mbajtur aktualisht nga Djajtë e Kuq si shënjestër sezonale.

Avantazhin e firmosi Nicolas Pépé në minutën e 8', lojtari nga Bregu i Fildishtë goditi edhe një shtyllë, përpara se në minutën e 42' të realizojë edhe Papastathopoulos. Gunners praktikisht likuidojnë skuadrën e Solskjaer në vetëm 45 minuta. Në pjesën e dytë Red Devils provuan të sulmonin, por rezultati nuk ndryshoi: United vuajti mungesën e Pogba në mesfushë, ndërkohë që diferenca mes dy skuadrave është tani 4 pikë.

Lajmi tjetër i mirë për Arteta është edhe paqja e kopsitur mes ish-kapitenit të skuadrës Granit Xhaka dhe tifozëve londinezë. Shqiptari që dukej një hap nga largimi, pas konfliktit të shpërthyer me tifozët e Arsenal është rikthyer në formacion nga tekniku i ri dhe në fund të ndeshjes i ka drejtuar mbështetësve të Gunners gjestin e zemrës, formuar me duar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI