Flash

Inter i parakalon të gjithë për Vitin e Ri: Eriksen kërkon të vishet zikaltër

Lapsi.al 1 January 2020
Inter i parakalon të gjithë për Vitin e Ri: Eriksen kërkon

Inter është përpara të gjithëve në garën për Christian Eriksen. Zbulimin e bën tabloidi britanik 'The Athletic', sipas të cilit klubi zikaltër ka kaluar konkurencën e Real Madrid por edhe Manchester United, që janë të interesuar për mesfushorin. Danezi 27 vjecar shkon në skadencë kontrate me Tottenham, në 30 qershor 2020, por synimi i tij është të largohet nga Spurs që në merkaton e janarit.

Tottenham është vënë në lëvizje prej kohësh për të rinovuar kontratën e Eriksen, duke evituar kështu një nisje të tij në verë me parametër zero. Lojtarit i është propozuar një pagesë gati e trefishtë në krahasim me atë aktuale (nga 4.5 milionë euro në 10-12 milionë) por propozimi është refuzuar - pavarësisht ardhjes së José Mourinho në pankinën e Spurs - duke rritur shpresat e shumë pretendentëve për të marrë lojtarin e cmuar. Por, sipas asaj që bën të ditur 'The Telegraph', Eriksen dëshiron të shkojë tek Inter për tu bashkuar me ish-yjet e Manchester United Lukaku e Sanchez. Administratori i Deleguar zikaltër Beppe Marotta ka takuar menaxherin e lojtarit për të bërë një sondazh mbi mundësinë e tratativës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI