Flash

"I shkatërrova karrierën Icardi?", Wanda Nara sulm frontal Interit: "Faktet thonë ndryshe"

Lapsi.al 2 January 2020
"I shkatërrova karrierën Icardi?", Wanda Nara sulm frontal

Wanda Nara sulmon kritikët dhe tregon pozicionin e saj në sukseset e kohëve të fundit të Mauro Icardi, protagonist absolut i pjesës së parë të sezonit me Paris Saint Germain (14 gola në 17 prezenca mes Ligue 1 e Champions): "Ndonjëherë jam quajtur si e cmendur, ndonjëri ka thënë edhe se jam shkatërrimi i karrierës së Mauro - ka thënë argjentinasja në një intervistë për të përjavshmen Grazia - Vendimet e mia, edhe ato që nuk janë përkrahur, më kanë dhënë të drejtë".

Wanda, që së shpejti do të nisë aventurën e saj si opinioniste në Grande Fratello Vip, ka dashur të nënvizojë me krenari se e ka carë vetë rrugën e suksesit: “Jam bërë kështu. Të gjithë besojnë se jam me Mauro për paratë e tij, por unë isha e pasur dhe e famshme kur jemi njohur. E isha sepse kam luftuar që të isha”. E për mënyrën si po shkon raporti me të shoqin tregon: “Ndihem vajza me valixhe. Ku u nis për në Paris ishte një e enjte, kaluam fundjavën bashkë, pastaj të hënën u zgjova në Milano dhe e kuptova që isha vetëm me pesë fëmijët. Nuk ishte e lehtë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI