Flash

Lamtumirë David Stern: NBA qan humbjen e njeriut që krijoi Dream Team

Lapsi.al 2 January 2020
Lamtumirë David Stern: NBA qan humbjen e njeriut që krijoi Dream Team

Basketbolli amerikan është në zi: David Stern, komisioneri legjendar i Nba, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjecar, pasi u shtrua në spital në fillim të dhjetorit si pasojë e një hemoragjie cerebrale që e goditi ndërsa drekonte në një restorant në Midtoën në Neë York City. Stern ka punuar në Ligën amerikane për gati dy dekada përpara se të bëhej komisioneri i saj i katërt në 1 ° shkurt 1984, detyrë që e la vetëm në 2014.

David Stern kishte lindur në 22 shtator 1942 në Neë York City. Ish-komisioneri ishte në gjendje kritike që nga 12 dhjetori, ndërsa lajmin për humbjen e tij e ka dhënë komisioneri aktual, Adam Silver: "Për shumë vjet - tha ai - kam patur mundësinë ta shoh të punojë, ishte bërë një nga miqëtë e mi më të mirë. David e nisi në 1984 e për 30 vjet ka bërë që Nba të zhvillohet në nivel global. Ka përmirësuar median e marketingun, firmosur kontrata të rëndësishme e mbështetur programe zhvillimi social që e kanë bërë Nba të njihet në gjithë botën. Ishte një lider i vërtetë i biznesit e basketbolli ynë i detyrohet shumë".

Për të dhënë një ide se cfarë ka bërë Stern për Nba, mjafton të mendosh se rriti kontratat televizive nga 22 milionë dollari në 930 e vlerën totale të të ardhurave nga 400 milionë në 1984 në 19 miliardë në 2014. Ishte gjithashtu promotor i faktit se lojtarët e Nba të mund të shkonin në Olimpiadë, duke shtyrë në krijimin e asaj që më pas u përcaktua si 'Dream Team', që dha spektkaël e dominoi turneun e Lojërave të Barcellona 1992.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI