Flash

Vialli i tregon muskujt tumorit: "Në 2020 do fitoj forcë fizike e mentale"

Lapsi.al 2 January 2020
Vialli i tregon muskujt tumorit: "Në 2020 do fitoj forcë fizike e
Gianluca Vialli po vazhdon luftën kundër tumorit në pankreas dhe e sheh 2020 me pozitivitet. Shefi i delegacionit të Kombëtares italiane (mori detyrën në 11 nëntor) ka postuar në Instagram një foto në të cilën evidenton muskujt, duke shpjeguar pritshmëritë për vitin e ri: "Dua të fitoj si forcën fizike ashtu edhe atë mentale. E do të doja të inspiroja njerëzit!" shoqëruar kjo me një frazë të autores Melody Beattie ("Viti i ri është përpara nesh si kapitulli i një libri që pret të shkruhet. Mund të ndihmojmë të shkruhet ajo histori, duke vendosur objektivë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI