Flash

Blerja e re e Juventus turpëron bardhezinjtë: "Totti e Messi më mirë se Del Piero e CR7"

Lapsi.al 3 January 2020
Blerja e re e Juventus turpëron bardhezinjtë: "Totti e Messi

Ndoshta tani që ka firmosur me Juventus do të përgjigjet ndryshe, por lojtari më i ri i bardhezinjve (zyrtarisht nga qershori) Dejan Kulusevski nuk duket shumë i tërhequr nga e kaluara dhe e tashmja e Zonjës së Vjetër. Në një intervistë që ka dhënë përpara se ta dinte se e ardhmja e tij do të ishte në Torino, mesfushori i ri suedez ka "injoruar" dy idhujt e tifozëve juventinë Alex Del Piero e Cristiano Ronaldo.

E ka bërë duke iu përgjigjur "10 pyetjeve" të tv suedez SVT Sport. "Totti apo Del Piero? Totti. Messi apo Cristiano Ronaldo? Messi. Skuadra e preferuar në fëmijëri? Chelsea". Me pak fjalë, në provimin e juventinitetit, Kulusevski ka mbetur për në gusht...

E vetmja pikë ku mund të kapet Kulusevski është se idhulli i tij, ka një të shkuar bardhezi: është Zalatan Ibrahimovic.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI