Flash

Ifab ndryshon rregullat e VAR: nuk ka pozicion jashtë loje për pak centimetra

Lapsi.al 3 January 2020
Ifab ndryshon rregullat e VAR: nuk ka pozicion jashtë loje për pak

VAR, do të ketë të tjera ndryshime. E këtë herë i takon pozicionit jashtë loje, që ishte e vetmja qartësi e padiskutueshme e teknologjisë në futboll. Sporti në fakt kërkon ti rikthejë fuqinë asistentëve në rastet kur hapësira mes sulmuesit dhe mbrojtësit është pak centimetra: do të ketë rëndësi ajo që është parë në fushë e jo në monitorë sepse, për të përdorur fjalët e sekretarit të përgjithshëm Ifab Brud, "Në teori një pozicion jashtë loje prej një milimetri është pozicion jashtë loje, por nëse vendimi i parë është të mos sinjalizohet e pastaj VAR duhet të përdorë 12 telekamera, do të thotë se gabimi nuk ka qenë i qartë dhe i dukshëm."

Direktiva e re do të komunikohet për të gjitha kompeticionet, kampionate vendase e ndërkombëtare, kështu, sipas asaj që shpjegon La Repubblica: është në studim e sipër një informacion që të bëjë të qartë se si të aplikojë (ose të mos aplikojë) teknologjinë në rastet limit, kur diferenca mes dy lojtarëve është milimetrike. Kohët do të jenë të shkurtra, por jo shumë, kampionatet do të rinisin me rregullat aktuale, ndërsa ato të reja mund të futen në fuqi që nga 1/8 e Champions League në muajin shkurt.

Cështja, përvec se filozofike (VAR duhet të ndërhyjë vetëm në raste të "gabimeve të dukshme"), ka edhe një shpjegim teknik. Pozicioni i sulmuesit, me rregullore, do të analizohet në momentin në të cilin do që të japë asist futet në zotërim të topit (e jo kur bëhet pasimi, me topin që shkëputet nga këmba) e në disa raste në sallën VAR nuk arrihet të selskionohet 'frame' i duhur. Nga njëri frame në tjetrin, pozicioni i sulmuesit që do të marrë pasimin mund të ndryshojë deri në 13 centimetra duke e bërë rastin një pozicion jashtë loje, ose një aksion të pa rregullt. Repubblica citon tre raste: Cristiano Ronaldo në Parma-Juventus, Callejon në Sassuolo-Napoli e Jonny në Liverpool-Ëolves.

Mbetet vetëm një aspekt i fundit për tu analizuar: cila do të jetë toleranca për të bërë që një pozicion jashtë loje i sinjalizuar ose jo në fushë të bëhet "gabim i qartë dhe i dukshëm"? Për këtë nuk ka ende saktësi, por mbetet gjithnjë punë centimetrash...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI