Flash

Tifozë të shumë presin Ibrahimovic në Casa Milan: "Jam këtu për të përmirësuar gjërat"

Lapsi.al 3 January 2020
Tifozë të shumë presin Ibrahimovic në Casa Milan: "Jam

Ibra-day, ajo e vërteta, më në fund mbërriti, për kënaqësinë e tifozëve të Milan. Pas zbarkimit, vizitave mjekësore e firmës në kontratë, suedezi ka prezentuar para tifozëve objektivat e tij: "Nuk jam këtu sa për tu dukur, por për të përmirësuar gjërat në fushë e për të ngritur stekën në stërvitje e për tu rritur si skuadër - komentoi Ibra -. Ndihem gati për të luajtur menjëherë, por natyrisht loja ime në moshën 38 vjecare nuk mund të jetë ajo e 10 viteve më parë. Jam një lojtar inteligjent, e di cfarë duhet për të përmirësuar gjërat".

Ibrahimovic i ka idetë e qartë: "Objektivi është të bëj diferencën. E di që mund të jemë akoma vendimtar e jam këtu për ta treguar".

Më shumë se 250 tifozë kuqezinj kanë pritur Zlatan Ibrahimovic jashtë Casa Milan, pas prezentimit zyrtar të suedezit. Menjëherë kanë nisur koret e tyre për Ibrahimovic, që i ka shpërblyer duke hedhur drejt tyre fanellën e re me numër 21.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI