Flash

"Edhe një centimetër është jashtë loje": presioni i debateve i kthen mendjen IFAB për Var

Lapsi.al 4 January 2020
"Edhe një centimetër është jashtë loje":

Pas hapjes mbi një tolerancë të mundshme të Var në rast të pozicionit jashtë loje për pak centimetra, vjen prapaktheu i menjëhershëm nga ana e sekretarit të përgjithshëm të IFAB. "Pozicioni jashtë loje është pozicion jashtë loje edhe nëse është vetëm një centimetër. Nëse imazhet me linjat e kalibruara perpendikulare tregojnë se ka një pozicion jashtë loje, asistenti video duhet të vazhdojë ta sinjalizojë - ka saktësuar Lukas Brud në një intervistë për sportschau.de -. Nuk do të ketë asnjë limit tolerance e asnjë marzh gabimi të aplikuar tek pozicioni jashtë loje. Asistenti i videos duhet të kuptojë menjëherë nëse është pozicion jashtë loje apo jo".

Në ditën e kaluara IFAB dukej se donte ta modifikonte rregullin e pozicionit jashtë loje, duke përfshirë një koncept tolerance për të fshirë sinjalizimet milimetrike të Var. Këto zëra kanë krijuar në fakt debate të forta, e sot Brud ka bërë prapa ktheu: nuk do të ketë ndryshime në rregullin e pozicionit jashtë loje të aplikuar nga Var. Në 29 shkurt, në Irlandën e Veriut, do të ketë një mbledhje të anëtarëve të IFAB e me shumë mundësi do të mësohet më shumë mbi përdorimin e Var.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI