Flash

Sarri ngacmon Inter për rrëmbimin e lojtarit: "Kulusevski lojtar i prespektivës së madhe"

Lapsi.al 5 January 2020
Sarri ngacmon Inter për rrëmbimin e lojtarit: "Kulusevski lojtar

Pas humbjes në Superkupë, Juventus rikthehet në kampionat në sfidën me Inter e në të parën e 2020 do të përballet në Stadium me Cagliari, zbulimi i këtij kampionati. Në vigjilje të sfidës me sardët ka folur Maurizio Sarri, që ka siguruar se pushimi i ka bërë mirë bardhezinjve: “Kemi punuar mbi shumë gabimet e bëra deri tani, ndërsa nga dje jemi marrë me Cagliarin.”

Mes shumë lojtarësh për tu administruar si De Ligt që duhet të kthehet titullar ("ka kaluar një periudhë të komplikuar mes dëmtimesh"), apo edhe Emre Can, tekniku i bardhezinjve duhet të kujdeset edhe mbi gjendjen e të dëmtuarve Khedira e Chiellini. Për sulmin, duket gjithnjë e më i konfirmuar tridhëmbëshi: “HDR? Të shohim nesër, Ramsey është në rritje por do të vendosim nesër. Dybala ka punuar i diferencuar sepse ka qenë i lodhur për punën e bërë gjatë javës e preferuam ta lehtësojmë, por është gati për grupin.”

Nuk mund të mungonte edhe batuta për Kulusevski, që sapo ka firmosur: “Më duket një lojtar i prespektivës së madhe dhe është e rëndësishme që ka mbërritur në shoqëri. Për ta patur menjëherë në dispozicion nuk është në dorën time, por nuk ishin kushtet për ta bërë. E rëdnësishme është që shoqëria arrin e para tek këta lojtarë me prespektivë.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI