Flash

Calciopoli merr fund: Juventus humb betejën e 30: "U ezauruan shkallët e drejtësisë sportive"

Lapsi.al 8 January 2020
Calciopoli merr fund: Juventus humb betejën e 30: "U ezauruan

Në 8 nëntor Kolegji i garancisë së Coni (Komiteti Olimpik Italian) kishte deklaruar të papranueshëm ankimimin e Juventus për dorëzimin e titullit kampion 2005/06 tek Inter për ngjarjet e Calciopoli, ndërsa në orët e kaluara dolën edhe motivet e vendimit që mund të sjellin një zhvillim definitiv pas 30 tentativave bosh të bardhezinjve për ti hequr titullin zikaltërve. Sipas Kolegjit, me president Franco Frattini, pretendeimet e Juventus "nuk mund të jenë më objekt i diskutimit nga asnjë pjesë e sistemit të drejtësisë sportive".

Praktikisht Coni është si të thotë që shoqëria bardhezi, nëse do të vazhdojë betejën, duhet të spostohet në fusha të tjera, duke qenë se janë ezauruar të gjitha shkallët e drejtësisë sportive. Ashtu si raporton Corriere della Sera, Juventus kishte ankimuar me pretendimin se Gjykata e Apelit federal ka qenë e përbërë nga anëtarë të rrëzuar, pas aplikimit të kodit të ri të drejtësisës sportive, por Kolegji i garancisë ka aprovuar tezën e avokatëve të Figc Modugno e Viglioni për të cilët gjykatësit duhet të qendronin në funksion deri në zëvendësimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI