Flash

Neymar çmend tifozët e Milan: "Më pëlqen të luaj me Ibrahimovic"

Lapsi.al 8 January 2020
Neymar çmend tifozët e Milan: "Më pëlqen të luaj

"Pritshmëria më e madhe që kam për 2020 është të fitoj gjithcka që mundem me PSG e kombëtaren e braziliane. Dua të arrij në finalen e Champions e të vendos duart mbi Kupën e Amerikës". Janë objektivat e Neymar për vitin që sapo ka nisur, ashtu si ka rrëfyer vetë braziliani i PSG gjatë një eventi të organizuar nga një sponsor. Neymar ka rrëfyer gjithashtu se do ti pëlqente të luante përkrah legjendave si Zinedine Zidane e Romario, por ajo që ka entuziazmuar tifozët e Milan është saktësimi se "do të më pëlqente të kisha të njëjtën fanellë me Zlatan Ibrahimovic".

Neymar, të paktën për momentin, është shfaqur plotësisht i përqendruar në klubin e tij aktual, pavarësisht hipotezave të merkatos që tashmë prej vitesh e shoqërojnë në cdo dritare: "PSG ka mundësinë të fitojë Champions: do ta provojmë - garanton - 2019 ka qenë një vit plot dëmtime për mua, shpresojmë që ky të jetë plot suksese".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI