Flash

Qëllohet me armë zjarri në Greqi ish-kampioni i Juventus: plagoset në këmbë

Lapsi.al 8 January 2020
Qëllohet me armë zjarri në Greqi ish-kampioni i Juventus:

Ish-sulmuesi i Juventus e Lazio Darko Kovacevic ka qenë viktimë e një prite poshtë shtëpisë së tij në Athinë. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, drejtuesi aktual i Olympiakos është plagosur me pistoletë në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital me ambulancë, por gjendja e tij nuk është shqetësuese. Të panjohura ende motivet e sulmit.

Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes, një person që ngiste një Smart ka dalë nga makina, duke qëlluar drejt Kovacevic në gju e pastaj është larguar me shpejtësi. Ish-futbollisti, 46 vjec, sapo kishte dalë nga banesa e tij.

Kovacevic ka folur pastaj për faqen OnSport e ka shpjeguar: "Kam parë një njeri të zbriste nga makina me pistoletë të drejtuar. Erdhi drejt meje, u përkula instiktivisht në të djathtë e ai më qëlloi, u fut në makinë dhe u largua". Policia ndërkohë një Smart si ajo që u përdor për atentatin ndaj serbit u gjet e braktisur jo larg nga banesa e Kovacevic.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI