Flash

Sadio Mané është Topi i Artë i Afrikës: Salah i ikën rekordi nga duart

Lapsi.al 8 January 2020
Sadio Mané është Topi i Artë i Afrikës: Salah i
Është Sadio Mané Topi i Artë afrikan 2019. Sulmuesi senegalez i Liverpool është vlerësuar si lojtari më i mirë i kontinentit të tij gjatë CAF Awards 2019, duke mundur konkurencën e shokut të tij të skuadrës Mohamed Salah e sulmuesit të Manchester City Riyad Mahrez. Mané kurorëzon kështu në mënyrën më të mirë një 2019 të jashtëzakonshme, në të cilën ka fituar Champions League, Superkupën Europiane e Botërorin për Klube me fanellën e Reds. Mane bëhet kështu futbollisti i dytë senegalez që fiton këtë trofe prestigjioz: në të kaluarën Topi i Artë është fituar vetëm nga El Hadji Diouf, që rrëmbeu dy trofe në 2001 e 2002. Mohamed Salah nuk arrin kështu të barazojë rekordin e tre fitoreve radhazi të mbajtur nga Eto'o e Yaya Touré, që mbeten edhe më të titulluarit në absolut (4 suksese).

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI