Flash

Shfaqet video hard e trajnerit të Sadikut e Bares: Malaga pezullon Del Amo

Lapsi.al 8 January 2020
Shfaqet video hard e trajnerit të Sadikut e Bares: Malaga pezullon Del Amo
Malaga ka pezulluar trajnerin e saj, Victor Sanchez del Amo, pasi në ditët e fundit ka nisur të qarkullojë në rrjet një video hard e tij. Vendimi ka qenë me efekt të menjëhershëm dhe do të qendrojë i vlefshëm "deri kur të përfundojë hetimi", lexohet në një komunikatë për shtyp të klubit. Pask orë më parë, Sanchez del Amo kishte denoncuar: "Jam viktimë e një krimi kundër intimitetit tim". Në pritje të qartësohen faktet, gjithcka vërtitet rreth komunikimeve zyrtare, në fillim nga ana e trajnerit të dy lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë Armando Sadiku dhe Kejdi Bare dhe më pas nga klubi andaluzian: "Ju informoj se kam qenë viktimë e një krimi kundër intimitetit tim me ngacmime dhe presione – kishte postuar në tekniku spanjoll – Cështja është në duart e policisë e unë do të ndjek instruksionet e tyre. Sidoqoftë, dua tiu informoj se shpërndarja e një materiali me përmbajtje intime të kujtdo personi është një krim, që si përmes rrjeteve sociale, mesazheve o cfarëdo forme tjetër, sipas asaj që përcakton artikulli 97 i Kodit Penal, dënohet në kohën kur ndodh pa miratimin e personit të përfshirë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj". Pak orë më pas, erdhi vendimi i shoqërisë: "Në bazë të ngjarjeve të ndodhura, që nuk janë verifikuar ende, Malaga pezullon nga funksioni menjëherë trajnerin Victor Sanchez del Amo deri në përfundim të hetimeve".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI