Flash

Çështja e çuditshme e Rafidine Abdullah: me dy klube në dy shtete për 15 minuta!

Lapsi.al 9 January 2020
Çështja e çuditshme e Rafidine Abdullah: me dy klube në
Rinis merkato, rikthehen historitë absurde, edhe e mbi të gjitha falë rrjeteve sociale. Një pjesë të kaosit e krijojnë në fakt edhe klubet, që ndonjëherë janë të aftë të bëjnë konfuzion edhe për të tjerët si në rastin e Rafidine Abdullah. HERCULES? Mesfushori francez, i rritur në moshat e Marseille e që në karrierë ka veshur fanellat e Lorient, Cadice e Waasland-Beveren, deri në mëngjesin e 9 janarit 2020 ishte pa kontratë. Pastaj, si tregon AS, në orën 11:50 profili Twitter zyrtar i Hercules, skuadra spanjolle që militon në Segunda Divisiòn B, ka postuar foton e tij, me shkrimin e qartë: "Mesfushori Rafidine Abdullah fillon sot të stërvitet me Hercules. Klubi ka një opsion për ta vënë nën kontratë”. Me pak fjalë një provë, përpara vendimit final. Por ka një problem… JO, ZVICËR – Që vjen direkt nga Zvicra e nga faqja zyrtare e Stade Lausanne-Ouchy, që duhet thënë kishte paraprirë me 15 minuta postimin për të njëjtin lojtar: në 11:36 zviceranët njoftonin me krenari blerjen e... Rafidine Abdullah. “Do të veshë fanellën tonë deri në 2021”. E, natyrisht shpërthn kaosi. Formë e dyfishtë? Rrezik skualifikimi për mesfushorin? Në fakt është e thjeshtë, futbollisti nuk ka arritur akordin me Hercules e ka preferuar të firmosë menjëherë me zviceranët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI