Flash

"Duka ka mend, të tjerët janë zara": Sokol Kushta sulmon Sindikatën e Futbollit si "të pavarurit e varur të FSHF-së"

Lapsi.al 9 January 2020
"Duka ka mend, të tjerët janë zara": Sokol Kushta

Emrat e mëdhenj i kanë bërë tifozët të dashurohen pas futbollit, i kanë bërë të ëndërrojnë dhe e kanë shtyrë lojën përpara. E kur koha kalon dhe brohoritjet e tifozëve nuk i kumbojnë më në vesh, mbetet vetëm respekti për ti treguar atyre që conin peshë një stadium. Pikërisht ky respekt i ka munguar disa emrave të mëdhenj të futbollit, që për ndeshjen simbolike në ndihmë të të prekurve nga tërmeti “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” kanë pritur një ftesë kortezie, jo për të luajtur, por për tu ndjerë të respektuar për kontributin e tyre në vite. Ky fakt ka peshuar më shumë se gjithcka tek Sokol Kushta, që ka shkuar rëndë me fjalët: “Dua ta falenderoj presidentin Duka për mendimet që ka, sepse vetëm ai ka mend dhe është vizionar, të tjerët janë zara, janë plotësues. Këtu nuk është fjala për mua personalisht, sepse si unë ka dhjetëra lojtarë që kanë dhënë kontributin dhe kërkonin respektin. Unë edhe nëse do të merrja një ftesë nuk do luaja, e me shumë mundësi edhe Targaj, por është ndasia e krijuar sipas preferencave ajo që lë shije të keqe”

Një organizim që duhej të ishte bamirësie, por që ka hapur ndasi, sic i përmend Kushta, që ka sulmuar hapur sindikatën e lojtarëve, për mënyrën e funksionimit, duke e quajtur krejtësisht të varur e që nuk merret me problemet që duhet të ketë prioritet, duke u rreshtuar krah lojtarëve, por bën lojën e FSHF-së dhe presidentëve të klubeve: “Sindikata duhet të jetë e pavarur, nuk mund të jetë Sindikata me Shulkun. Por kjo është Sindikata e pavarur e varur e FSHF-së. Nuk kam parë ndonjëherë këtë sindikatë të shqetësohet për lojtarët e papaguar, për ata lojtarë që skanë të hanë, nuk kam parë sindikatën të bllokojë lojën e ti dalë kundër FSHF-së në mënyrë që të shkohet tek nxitja e ligjit të sportit”.

Kështu, ndeshja e 10 janarit që do të luhet në Arenën Kombëtare me përfaqësues të katër kombëtareve të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë e Italisë, ka marrë një goditje të fortë ende pa nisur, sepse Kushta ka ngritur një pyetje edhe mbi faktin se kush i paguan 80 lojtarët e ardhur sepse nuk beson “se Sindikata ka kaq forcë ekonomike sat a bëjë”…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI