Flash

Fonseca mesazh për Ronaldon: "Shpresoj që pas ndeshjes të jetë i inatosur"

Lapsi.al 9 January 2020
Fonseca mesazh për Ronaldon: "Shpresoj që pas ndeshjes të

Paulo Fonseca i ka dërguar një mesazh të qartë bashkëkombasit të tij Cristiano Ronaldo pak ditë nga sfida e kampionatit mes Romës e Juventus: "Cfarë do ti them? Nuk e di, por shpresoj që të jetë i inatosur pas ndeshjes - ka thënë tekniku verdhekuq - Juve është një skuadër e madhe, më e forta në Itali së bashku me Inter, do të jetë një ndeshje e fortë”.

Në prag të sfidës me bardhezinjtë Fonseca është i qetë: "Do të jetë si një ndeshje normale, do të luajmë kundër një skuadre të madhe, por për ne do të jetë një ndeshje e zakonshme. Juve e Inter janë skuadrat më të forta të Italisë, por nuk mund të them kush është më e fortë. Këto janë ndeshjet që të gjithë duam të luajmë” ka thënë portugezi.

Fonseca ka dribluar në fakt pyetjet mbi merkaton ("Jemi të kujdesshëm, por nuk mund të them më shumë") e në fund ka folur për të ardhmen e mundshme në stafin teknik të verdhekuqve të ish-kapitenit Daniele De Rossi: "Unë nuk e njoh si njeri, pòr e njoh si lojtar dhe ka qenë i jashtëzakonshëm. Ishte një lojtar shumë i fortë që ka patur një karrierë të madhe e mua më pëlqen të flas me të gjithë protagonistët e mëdhenj të futbollit".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI