Flash

Igli Tare nuk vendos limite në 120 vjetorin e Lazio: "Për titullin nuk do të tërhiqemi pas "

Lapsi.al 9 January 2020
Igli Tare nuk vendos limite në 120 vjetorin e Lazio: "Për

"Titulli? Janë cështje që nuk na përkasin. Duhet të jemi kokëulur, të përqendruar e me të njëjtën uri, me ndërgjegjësimin se jemi një skuadër e madhe". Me rastin e 120 vjetorit të historisë, drejtori sportiv i Lazio Igli Tare mban mirë këmbët në tokë përsa i përket objektivave të skuadrës, që po bën shumë mirë. "Objektivi është Champions, nuk duhet ta humbim kurrë nga sytë. Pastaj nëse do të gjendeshim të luftonim për dicka tjetër në javët e fundit atëherë nuk do të tërhiqemi pas".

"Jemi vetëm në gjysëm të rrugës, kemi fituar shumë beteja por duhet të fitojmë luftën. Kjo është vetëm foto e momentit - ka vazhduar shqiptari duke folur për momentin e artë të skuadrës së Simone Inzaghi, të tretët në klasifikim e që vijnë nga 9 fitore radhazi në kampionat. - Të ëndërrosh është bukur, por unë jam një profesionist e eci me këmbë në tokë". E ndërkohë, të shtunën përballë do të jetë Napoli i Gattuso: "Të fitojmë do të na bënte të kuptonim se kemi mundur një tjetër skuadër të madhe, por sidomos do ti jepte vazhdimësi një rekordi të fitoreve radhazi".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI