Flash

"Kërkoje Mourinho në Google!" Klopp tallet me portugezin, tani pritet një përgjigje Speciale

Lapsi.al 10 January 2020
"Kërkoje Mourinho në Google!" Klopp tallet me portugezin,

Të shtunën pasdite do të luhet ndeshja e madhe në Premier, me Tottenham të Josè Mourinho që do të presë vizitën e një Liverpool të gatshëm për të vendosur duart mbi një titull tashmë 'virtualisht’ në kasafortë muaj në avancë. Vetëm nëse ndodh ndonjë kataklizëm.

Jurgen Klopp, në konferencën për shtyp në prag të sfidës, i ka dhënë jetë një prej siparëve të tij klasikë: protagonisti, një gazetar që e pyeti për një përballje me Mourinho në vitet kur të dy ishin futbollistë.

Tekniku gjerman u pyet se kush nga të dy ishte më mirë me këpucët në këmbë.

"Ka ndonjë që e di se çfarë pozicioni luante Mourinho? Kush e di? Mendova se ai ishte një portier. Unë dua ta di tani, kërkoni në Google. Kemi kohë. Nuk ka kohë? Unë kam kohë!".

Dhe ndaj Klopp nuk vonon përgjigjja që sqaron se Mourinho ishte një mesfushor duke përgënjestruar kështu tezën e trajnerit të Të Kuqve.

Megjithatë gjermani nuk ndalet dhe shton: "Por në një ndeshje bamirësie ai luajti në portë, kështu që ...".

Mou si futbollist ka veshur fanellat e Rio Ave dhe Benelenses, ndërsa Klopp luajti në Mainz fillimisht më i avancuar dhe më pas si një mbrojtës i djathtë. Dhe tani drejton pankinën e Liverpool.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI