Flash

Gasperini i tërbuar: "Ajo që ndodhi me Toloi, episod i rëndë"

Lapsi.al 12 January 2020
Gasperini i tërbuar: "Ajo që ndodhi me Toloi, episod i

"Më vjen keq sepse meritonim fitoren", me këtë koment tekniku i Atalanta Giampiero Gasperini, tregon gjithë dëshpërimin e tij pas barazimit në San Siro me Inter. Tekniku i bergamaskëve i referohet natyrisht penalltisë së gabuar nga Muriel në finale: "Mendonim se kishim gjetur ekzekutuesin tonë të pagabueshëm, por u tregua i aftë Handanovic që nuk i bën për herë të parë këto arritje".

Normalisht, pasi përmend atë që kishte në dorë skuadra e tij për të marrë rezultatin, tekniku nuk mund të harrojë atë episod që mund ti kishte ndryshuar ndeshjen. Penalltia e padhënë, shoqëruar me kartonin e kuq, që nuk u dha për faullin ndaj Toloi: "Nuk e di përse nuk e dhanë... Këto gjëra janë të shëmtuara dhe të rënda, janë këto episode që i heqin vlerën Var: ishte një rast krejtësisht flagrant".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI