Flash

“Ibra shënon Milan” konstatimi analitik i Collovati bën optimistë kuqezinjtë

Lapsi.al 14 January 2020
“Ibra shënon Milan” konstatimi analitik i Collovati bën

Fulvio Collovati, ish-mbrojtësi kuqezi, ka folur për temat më të nxehta në shtëpinë e Milan: nga Zlatan Ibrahimovic, tek partneri i sulmit Leao, deri në mbërritjen e shumë mundësive për merkaton në dalje të “Djallit”: “Ka nisur shërimi i Milanit, pa dyshim me mbërritjen e Ibrahimoviçit. Kam parë ndeshjen dhe ka bërë më shumë ai në ato 90 minuta se sa Piatek dhe Leao që nga fillimi i kampionatit: ka bërë gol, ka shënuar edhe një tjetër edhe pse i pavlefshëm, ka goditur një shtyllë, por ajo që është më e dukshme në sy – dhe mbi këtë nuk kam dyshime – mbrojtësit e Cagliari ishin të frikësuar dhe me kokë të gjithë topat ishin të tijët. Është një lojtar që të ndryshon fytyrën e skuadrës.

Ardhja e suedezit i ka krijuar hapësirë më shumë edhe lojtarëve të tjerë, konkretisht Leao: “Më parë vinte i impenjuar në një 4-3-3 si alternativë me Piatek, por nuk është një sulmues qendre. Demonstrimi është që me Ibrahimoviç sulmues qendre, arrin të shprehet më mirë duke ardhur rreth e qark. Ibrahimoviç i egërsuar do ta përmirësojë: kur të plasin buzëqeshje do të mësojë edhe Leao”.

70 milion euro të investuara në janar për Piatek dhe Paqueta tani janë pjesë e pankinës dhe një analizë për këtë situatë aspak të mirë edhe për arkat e klubit: “E nisim nga Piatek: sulmuesi ka nevojë të luajë, ka nevojë të ndjejë besimin e trajnerit, të shokëve të tij dhe të ambientit. Një sulmues duhet të bëjë gol, mund të pritet deri në një farë pike. Ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar ajri për të. Të njëjtin diskutim do ta bëja edhe për Pakuetën: kam frikë se braziliani mund ta japi më shumë në një vend tjetër, arsye më e madhe nëse do të ndryshonte kampionat. Praktikisht kampionati italian është shumë taktik për një lojtar të karakteristikave të tij” ka përfunduar Collovati

Të këshilluara

Juventus në telashe: Demiral rrezikon sezonin

Dy lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar në një mbrëmje të vetme: Roma humbi Nicolo Zaniolo, për një dëmtim në gju, por edhe Juventus ka humbur një pedinë të rëndës...

17:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI