Flash

Video/ Kupa e Italisë, Hysaj tërbohet për penalltinë Gattuso e 'qetëson' me stilin e tij

Lapsi.al 14 January 2020
Video/ Kupa e Italisë, Hysaj tërbohet për penalltinë Gattuso
Napoli është skuadra e dytë e kualifikuar në cerekfinalet e Kupës së Italisë. Në stadiumin San Paolo, skuadra e Gattuso mposhti 2-0 Perugia në një ndeshje që pa Var të bëhet protagonisti i madh. Të kaltrit kaluan në avantazh në minutën e 26' me një penallti të shndërruar në gol nga Insigne. Kapiteni përsëritet në të 38', gjithnjë me një penallti të akorduar nga Var. Teknologjia i akordoi 11 metërsh edhe Perugia në kohën shtesë të pjesës së parë, por Ospina grushtoi tentativën e Iemmello. E pikërisht për këtë episod, prekja me dorë në të cilin ishte e Elseid Hysaj, ka shkaktuar tërbimin e shkodranit, që ka protestuar ashpër tek arbitri. Topi fillimisht prek këmbën e kapitenit të Kombëtares e pastaj përfundon në krah, por arbitri sinjalizoi penallti. Për të sjellë në vete Hysajn në fushë është futur tekniku Gattuso, që e 'qetësoi' shqiptarin në mënyrën e tij... duke e shtyrë drejt daljes nga fusha.

Penalltia e Hysaj on Vidnews.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI