Flash

"Conte u tregua burrë, të tjerët jo, jam i lumtur nëse titullin nuk e fiton Juve", Nainggolan ka për të gjithë

Lapsi.al 15 January 2020
"Conte u tregua burrë, të tjerët jo, jam i lumtur nëse

Cagliari është dërrmuar 4-1 nga Inter e i ka dhënë lamtumirën Kupën e Italisë, por sfida e San Siro ishte rasti për të riparë në Milano Radja Nainggolan, mesfushorin e sardëve, por ende në pronësi të zikaltërve. Belgu është kthyer në Sardenjë në huazim e pas ndeshjes nuk është zbilancuar për të ardhmen e tij: “Kur bëhet një huazim një vjecar nuk mund të vendosësh të kthehesh nesër. Inter është mirë, unë jam mirë, pastaj do të shihet në fund si do të përfundojë. Jam i përqendruar në atë që duhet të bëj, po zhvilloj një kampionat të rëndësishëm për Cagliari e jam i lumtur për atë që po bën Inter” ka thënë Ninja.

“Dashuria e tifozëve është gjithnjë e bukur, jam i lumtur. Do të thotë se dicka të mirë e kam lënë” vazhdoi ai duke komentuar pritjen e ngrohtë që i rezervoi publiku zikaltër Nainggolan, që me krenari deklaroi: “Nuk e bëj unë merkaton, nuk jam drejtori, unë jam futbollisti. Jam i bindur për kualitetin tim, për mua mund të qendroja, port ë tjerët i bënë zgjedhjet dhe unë i pranova. Futbolli është kështu, unë jam burrë e kur nuk më duan nuk rri aty të qahem. Dua të luaj, dua të zbavitem akoma e kështu vendimi u mor për të mirën e të dy palëve”.

Diskutimi më pas kalon tek raporti me Conte e për teknikun e Inter kanë mbërritur, cuditërisht, vetëm komplimente: “Unë nuk kam patur kurrë problem me Conte. Më ka thënë gjërat në sy dhe i kam thënë gjithnjë atë që mendoja. E vlerësoj kur gjërat thuhen në sy, për mua kjo është më e rëndësishmja. Jemi burra para së gjithash, ai me mua u tregua burrë, nuk mund ta them këtë për të gjithë. Kjo është jeta”.

Në fund një koment mbi luftën titull që po ndez Serie A: “Unë kam lënë një atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes, jam ndjerë gjithnjë mirë me të gjithë. Ndryshe nga sa thonë nuk kam krijuar kurrë problem - shpjegoi Ninja – Bëj tifo për ish-shokët e mi, kështu nëse titullin e fiton Inter e nuk e fiton Juve, jam i lumtur”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI