Flash

Inter nuk e mbyll dot me Kumbullën: Premier League e Bundesliga ndërhyjnë për shqiptarin

Lapsi.al 15 January 2020
Inter nuk e mbyll dot me Kumbullën: Premier League e Bundesliga

Nëse në moshën 19 vjec ke kaluar kuotën 1.000' në sezon (1.106 për saktësi, me një gol në kampionat), do të thotë që ke kualitet. Në fakt janë shfaqur e në prespektivë, sigurisht do të rriten. Kështu Marash Kumbulla, xhevahiri i Veronës, i pëlqen gjysëmës së Serie A. Jo vetëm, sepse mbrojtësi shqiptar ka admirues edhe në Premier League e Bundesliga. Inter është përpara dhe ka ndërmend ta mbrojë avantazhin, por ka kohë për konkurencën: takimi i djeshëm në Milano mes stafit të lojtarit dhe administratorit të deleguar zikaltër Beppe Marotta ka qenë pozitiv, por me shumë mundësi edhe klubet e tjera do të bëjnë propozimet e tyre për mbrojtësin e kombëtares kuqezi.

Vlerësimi prek kuotën 20 milionë euro, shifër që në Appiano Gentile dëshirojnë "ta zbusin" duke përfshirë lojtarë të tjerë. Në të njëjtën kohë, reziston interesi i Manchester United, Chelsea e Everton, ndërsa në Gjermani janë Leipzig e Borussia Dortmund, klub historikisht "mjeshtër" në vlerësimin e të rinjve. Në Itali, përvec Napolit, janë edhe Fiorentina e Atalanta, që në javët e fundit ka patur një kontakt me Veronën, pa mundur të gjejë akordin për një këmbim me Musa Barroë për cështje kostosh (sulmuesi gambian, vlerësohet 15 nga Hellas). Megjithatë nuk përjashtohet edhe shitja zyrtare në fund të sezonit, që do të gjente edhe pëlqimin e Marash, gati të mbyllë me Juric një sezon, deri tani, surprizues.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI