Flash

Skandal në Itali/ Bombë artizanale në makinën e drejtorit sportiv: "U kalua çdo limit"

Lapsi.al 16 January 2020
Skandal në Itali/ Bombë artizanale në makinën e drejtorit

Një episod i rëndë ka ndodhur në Andria kundër Fabio Moscelli, drejtorit sportiv të Fidelis: dje pasdite një bombë artizanale është shpërthyer në makinën e tij, duke provokuar dëme serioze në parakolp dhe pjesën e sipërme të kofanos, por për fat pa shkaktuar asnjë të plagosur. Episodi është denoncuar në Polici e pastaj është treguar në Facebook, në faqen e shoqërisë që militon në Serie D: "U kalua çdo limit, nëse përsëritet mund ta tërheqim skuadrën".

Shoqëria flet për një episod "të padëgjuar e ekstremisht të rëndë" e për "ndërgjegjësimin se është kaluar një limit që tani nuk është më i tolerueshëm". Nga tifozët në fakt kërkohet "të distancohen menjëherë nga ngjarja e të ndihmojnë forcat e rendit të identifikojnë atë që ka kryer gjestin e frikacakut". Në fund vjen edhe kërcënimi: "Nëse duhet të verifikohen episode të tjerë dhune të cfarëdo lloji, shoqëria mund të vendosë të tërheqë skuadrën nga kampionati".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI