Flash

Lamtumirë Anastasi, “Pele i bardhë” që bëri të dashurohej Jugun me Juventus

Lapsi.al 18 January 2020
Lamtumirë Anastasi, “Pele i bardhë” që bëri

“Qendërsulmuesi i Juventusit përpara viteve shtatëdhjetë, falë talentit të tij instinktiv ai zbarkoi nga Siçilia e largët në Torinon fisnike dhe të zellshme; këtu ai u bë bomber dhe përfundoi si simbol i gjallë i një klase të tërë shoqërore: i atyre që me dëshirë u larguan nga Jugu i Italisë për të shkuar dhe për të fituar jetesën në fabrikat e Veriut”. Nuk mund të zgjidhen fjalë më të mira se ato të shkrimtarit të Torinos, Alessandro Baricho, për të kujtuar Pietro Anastasin, ish-sulmuesin e Juventus që u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, të Premten me 17 Janar, pas një lufte të gjatë kundër kancerit që filloi në 2018-ën.

KARRIERA

Bir i një familje modele të klasës punëtore, ai bëri debutimin e tij në futboll me Masiminjanën në 1964, kur ishte vetëm 16 vjeç, ende nën hijen e Etna-s. "Për të gjithë kam qenë “Pietruzzu u turcu” (Pietro Turku) sepse gjatë verës u bëra i zi si katran”, do të tregonte më vonë duke kujtuar vitin në të cilin ai udhëhoqi ekipin e tij për herë të parë në Serinë C, me 18 gola në 31 ndeshje. E njëjta periudhë në të cilën ai mban foton e tij në portofol me John Charles, idhullin e tij. Ëndërronte të bëhej si ai, por një protagonist i topit. Gjë që do të ndodhte së shpejti në Varese, klubi i dytë i karrierës së tij. Një promovim nga Serie B dhe një sezon në A i kurorëzuar, pikërisht kundër ekipit të tij të ardhshëm, Juventus, më 4 shkurt 1968: trigolësh personal dhe 5-0 për bardhekuqtë ndaj ekipit të Gianni Agnelli. “Unë isha në qiellin e shtatë sepse kisha veshur fanellën e ekipit për të cilin gjithmonë kam qenë tifoz. Një ëndërr u bë realitet", tha ai, duke folur për fillimin e aventurës së tij bardhezi.

TETË SEZONE ME JUVENTUSIN

Një histori që filloi me një trigolësh kundër Atalanta dhe zgjati tetë sezone, nga të cilat dy të fundit si kapiten, pasi u bë idhulli i tifozëve dhe një simbol i klubit. Sidomos për tifozët nga Jugu, të cilët i kërkojnë atij të pohojë veten në fushë edhe për ata. Anastasi përgjigjet si bardhezi me 130 gola në 303 ndeshje të pasuruara nga tre tituj kampion (1971-1972, 1972-1973 dhe 1974-1975) dhe tre finale (Kupa e Panaireve në 1971, Kupa e Kampionëve dhe Kupa Ndër-Kontinentale në 1973). Gjithmonë përkrah Roberto Bettegga: në njërën anë ishte ai, "Pietruzzu" ose "Peleja i Bardhë", siç e quanin tifozët, qendërsulmuesi jugor e në anën tjetër "Bobbi Gol", një doktor i Torinos.

PJESA TJETËR E KARRIERËS

Pas lamtumirës, të dhimbshme dhe të diskutueshme, ai u bashkua me Interin pas largimit nga Juventusi më 1978 - ku ai kurrë nuk do të dëshironte të lëvizte, me pranimin e tij - në shkëmbimin sensacional me Boninsenjën. Pastaj në Askoli dhe më në fund në Lugano. Aty ku e përfundon karrierën e tij pa e përsëritur kurrë periudhën e artë bardhezi. Lamtumirë futbollit në vitin 1982, vit në të cilin Italia u kthye në fitoren e një Kampionati Botëror pas Kampionatit Evropian në vitin 1968. Ai në të cilin Anastasi bëri paraqitjen e tij me fanellën e kaltër duke qenë protagonist në finale kundër Jugosllavisë, falë fitores në ndeshjen e 2-0 në “Olimpiko” të Romës (përsëritet, sipas rregullores, dy ditë pas 0-0 të parë). Gol që në 2014-ën UEFA, për 60-vjetorin e saj, e përfshiu në mesin e 60 më të bukurve në historinë e futbollit Evropian. Kartolinë nga një e kaluar që do të mbetet në kujtimet e shumë njerëzve, që e donin shumë Anastazin, së pari si futbollist dhe më pas si komentator. Simbol i një goditje mes këmbëve të atyre që, ashtu si ai, e kanë ditur gjithmonë se ishte "ai që kishte pasur fatin e mirë për të luajtur futboll". Dhurimin e viteve të tij më të mira te Juventus, i cili e përshëndeti në faqen e tij të internetit me një fjalë të thjeshtë po aq të madhe sa ai: Faleminderit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI