Flash

"Tirana gaboi në merkato, Partizani vetëvrasje me Asanin, Kukësi një hap para tyre": Patushi kritik me ish-skuadrat e tij

Lapsi.al 18 January 2020
"Tirana gaboi në merkato, Partizani vetëvrasje me Asanin,

Tirana është gati ti rikthehet garës për titullin kampion. Tre fitoret e fundit nën drejtimin e Emanuel Egbo i kanë dhënë bardhebluve entuziazmin për të vazhduar përpara, por merkato e janarit, në të cilën prisnin një qendërmbrojtës, i ka larguar dy lojtarë Imamin e Kërcikut me këtë të fundit që ka përfunduar tek rivalët e Partizanit, lëvizje plotësisht të gabuara në analizën e ish-mesfushorit të Tiranës Saimir Patushi: "Të largosh Imamin dhe Kërcikun duhet të gjesh patjetër dy zëvendësues të tyre. Me të mirat dhe të këqijat e këtyre lojtarëve, klubi duhet ta menaxhojë më mirë situatën, sepse me Kërçikun ka përforcuar rivalin direkt. Tirana është për kampion, jo për të qëndruar në mesin e tabelës apo për të rënë nga kategoria. Duhet t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. Mendoj se në këtë pjesë ata kanë gabuar.

Mavraj, Ajeti, Alla: emra të njohur e me peshë, me të cilët klubi kryeqytetas është në bisedime, por që deri tani vetëm ka corientuar merkaton e Tiranës. Në fakt, Tirana e ka të qartë se në vitin e 100 vjetorit të klubit, objektivi është titulli kampion, por në një krahasim të shpejtë me dy rivalët kryesorë Patushi sheh Kukësin të avantazhuar: "Kukësi është një hap përpara për të fituar titullin, më i konsoliduar se Partizani e Tirana. Kanë një grup me futbollistë cilësorë. Largimi i Asanit e ka dobësuar Partizanit, sepse ka qenë lojtar titullar dhe i rëndësishëm në arritjen e titullit kampion dhe të mos gjesh dikë që ta zëvendësojë është humbje. Me Asanin Partizani ka bërë vetëvrasje”.

Deri në mbyllje të merkatos ka edhe 13 ditë dhe duhet parë se cfarë do të ndodhë deri në fund, por Tirana ka një avantazh fillestar në calendar, ndaj rivalëve, me tre ndeshje radhazi në shtëpi, gjë që duhet ta shfrytëzojë, me apo pa ardhjen e qendërmbrojtësit të dëshiruar…

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI