Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Sanchez i kushton Inter 80 mijë euro në minutë: ja pagesat për aktivizim në Serie A

Lapsi.al 21 January 2020
Sanchez i kushton Inter 80 mijë euro në minutë: ja pagesat

Faza e parë e kampionatit sapo është mbyllur dhe është koha për të bërë bilancet e para. Kush janë lojtarët e Serie A me raportin më të lartë e më të ulët mes aktivizimit në fushë dhe pagës? Për tiu përgjigjur kuriozitetit mendon një studim i SuperNews: emrat në majë të klasifikimit ndoshta janë befasues, por duhet patur në konsideratë që lojtarët me pagat më të larta shpesh janë edhe ata me minutat më të larta të luajtura në fushë.

Në majë të renditjes të më pak paguarve për minuta të luajtura është Stefano Sabelli, mbrojtësi i krahut i Brescia që përfiton 250 mijë euro dhe është një nga 13 lojtarët gjithnjë në fushë në 19 ndeshjet e fazës së parë: Sabelli i kushton breshianëve 146 euro për cdo minutë në fushë. Pas shpinës së tij është një shok i skuadrës, Dimitri Bisoli, me 152 euro në minutë, ndërsa podiumin e kompleton Simone Iacoponi (153 euro në minutë). Të mëdhenjtë e parë në këtë klasifikim janë Kulusevski (155 euro) e Tonali (157).

Deri këtu nuk duket asnjë problem për klubet, por tani vijnë dështimet: në krye të renditjes është Alexis Sanchez, që ka luajtur vetëm 63' me Inter, por fiton 5 milionë (79.365 euro për minutë). Pas kilenit është juventini Rugani (38.888 euro në minutë), ndërsa në podium është edhe mbrojtësi Nikola Kalinic (29.421 euro). Është interesante të shohësh se në 15 të parët, tetë lojtarë mbajnë veshur fanellën e Juventus (Ramsey në vendin e shtatë).

Natyrishtnuk mund të mbetet jashtë klasifikimit Cristiano Ronaldo, që pavarësisht përfaqësimeve e numrave super vendoset në vendin e fundit me 22.064 euro në minutë. Në të njëjtën situatë me portugezin janë edhe Lukaku (5260 €/min), Pjanic (4610), Bonucci (3243) e Dzeko (3,141), për të cilët minutazhi i lartë në fushë nuk i shmang dot kontrastin e lartë në lidhje me pagesën.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI