Flash

Bayern Mynih nostalgji për Douglas Costa: senatorët bavarezë i kërkojnë Flick brazilianin

Lapsi.al 22 January 2020
Bayern Mynih nostalgji për Douglas Costa: senatorët bavarezë i

Bayern Mynih kërkon përsëri Douglas Costa, me indikacionet precise të senatorëve të dhomave të zhveshjes, lajmi mbërrin nga Gjermania, duke krijuar tashmë lëvizje në merkaton e Juventus. Sipas Bild, një sondazh i brendshëm në dhomat e zhveshjes së bavarezëve e ka nxjerrë brazilianin si arma që duhet rikthyer në Mynih (77 ndeshje e 14 gola nga 2015 në 2017) që në janar edhe pse, në lidhje me cështjen e mundësive për tu kapur, idea e një huazimi me të drejtën e blerjes nuk i entuziazmon drejtuesit bardhezi.

Idea ka lindur nga një takim mes trajnerit Flick e disa përfaqësuesve të dhomave të zhveshjes, mes të cilëve Neuer, Müller, Kimmich e Lewandowski, pas një séance stërvitore në Doha, ku Bayern zhvilloi grumbullimin dimëror. Ndryshimi i modulit të Sarri, tani në 4-3-1-2, nuk favorizon një sulmues krahu si Dogulas Costa që po gjen pak hapësirë, vetëm 380' nga fillimi i sezonit, edhe pse duhet thënë, më tepër për shkak të problemeve fizike.

Por braziliani është një armë për tu përdorur edhe me ndeshjen në zhvillim, i jashtëzakonshëm në kalimin e kundërshtarit, krosime apo goditje. Një lojtar për Champions League. Jo rastësisht ishte ndër më pozitivët në fillim të sezonit kur Juventus luante 4-3-3. Por nëse Bayern kërkon ta marrë Douglas Costa, nuk do të jetë natyrisht një huazim me të drejt blerje që do ti bindë kampionët e Italisë të privohen prej tij.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI