Flash

Duro i tërbuar me lojtarët e Kukësit pas barazimit: "Janë disa që mendojë se janë dikushi"

Lapsi.al 22 January 2020
Duro i tërbuar me lojtarët e Kukësit pas barazimit:

"Të arrish fitoren duhet sakrificë dhe agresivitet. Pjesa e parë ka qenë jashtë pritshmërive, ndaj një kundërshtari që na tregoi se futbolli është i çuditshëm". Është një Shpëtim Duro nervoz ai pas barazimit të Kukësit në Gjirokastër me Luftëtarin, ku skuadra e tij dështoi të tregonte se ishte kampione e dimrit, duke zhgënjyer përballë të rinjve bluezinj.

Ndoshta Kukësi e kishte marrë lehtë ndeshjen, ose të paktën kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e teknikut: "Është një skuadër që me të rinjtë të krijojn problem. I kisha thënë edhe lojtarëve që të mos e merrnin si një ndeshje të lehtë. Të gjitha ekipet kryesuese kanë pasur probleme me këto skuadra".

Në fund edhe goditja për lojtarët, ku me shumë mundësi adresimi ishte për senatorët e Bluve: "Sot nuk pranohej ky hap fals. Futbolli duhet të fitohet në fushë jo me deklarata. Janë disa futbollistë që mendojë se janë dikush. Por fitorja arrihet duke luajtur" shpjegoi Duro, që e ka të qartë se, në 90 minutat e Gjirokastrës, skuadra e tij nuk e bëri.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI