Flash

Juventus-Roma: Sarri pa dilema, Fonseca kundër tabusë

Lapsi.al 22 January 2020
Juventus-Roma: Sarri pa dilema, Fonseca kundër tabusë

Ngrihet sipari i çerekfinaleve të Kupës së Italisë: në “Allianz Stadium”, në orën 20:45, Roma sfidon Juventusin. Në 1/8 e finaleve Zonja e Vjetër është kualifikuar duke mposhtur 4-0 në shtëpi Udinezen, ndërsa skuadra verdhekuqe ka eliminuar me një 2-0 të pastër Parmën në “Tardini”. Si lojtarët e Sarrit, ashtu dhe ato të Fonsecas vijnë në ndeshje pas dy fitoreve të rëndësishme në kampionat: bardhezinjtë, edhe pse me vuajtje, kanë kaluar Parmën dhe kanë thelluar në 4 pikë distancën me Interin, ndërsa kryeqytetasit me suksesin ndaj Genova dhe humbjen e Atalantas ndaj Spal gjenden të pozicionuar mirë në vendin e katërt. Roma dhe Juventus luajnë në ndeshje të vetme kualifikimin për në raundin gjysmëfinal, atje ku fituesja do të përballet me fituesen e çiftit të raundit çerekfinal mes Milanit dhe Torinos.

PËRBALLJET

Janë 16 përplasjet mes dy skuadrave në Kupën e Italisë, me 7 fitore për secilën skuadër dhe dy barazime; 9 ndeshje të luajtura në shtëpinë e bardhezinjve, me katër suksese të verdhekuqve dhe 5 të torinezëve. Paulo Fonseka takon Juventusin për herë të dytë në karrierë pas humbjes së pësuar në kampionat dhe ka tre përballje ndaj Maurizio Sarri: përveç ndeshjes së 12 janarit të kaluar, në Champions League 2017-2018 Shakhtar i tij u përball me Napolin e trajnerit aktual juventin, duke e mundur 2-1 në Ukrainë dhe duke përfunduar i humbur 3-0 në “San Paolo”. Nga ana tjetër, skuadra verdhekuqe shpreson shumë të thyejë një tabù: në Juventus Stadium kanë ardhur nëntë humbje në po aq ndeshje (tetë në kampionat e një në Kupën e Italisë), me vetëm tre gola të shënuar e 21 të pësuar. Fonseca kërkon arritjen për të ndryshuar tendencën.

JUVENTUS – ROMA, ZGJEDHJET

Sarri do të duhet të kryejë një turn-over të pjesshëm. Moduli është 4-3-1-2 dhe mes shtyllave do të jetë Buffon. Në qendër të mbrojtjes, pranë Bonucci, është e mundur që De Ligt të lihet pushim në favor të Ruganit. Në të djathtë Cuadrado është me ethe, por duhet të shtrëngojë dhëmbët duke parë që në korsitë e jashtme është tashmë e vështirë prania që nga minuta e parë e Alex Sandro, viktimë e një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e kampionatit ndaj Parmës. Nëse braziliani nuk do të duhet të rekuperohet, hapësirë në vendin e tij për Danilon në të majtë, aq më tepër që De Sciglio është jashtë për shkak dëmtimi. Në mesfushë Bentancur është titullar i sigurtë pas skualifikimit të gjatë në kampionat, në një linjë që do të plotësohet nga Pjanic dhe Rabiot. Përpara do t’i takojë Higuainit të shoqërojë Cristiano Ronaldon me Dybala fillimisht në pankinë në favor të Bernardeschit, në balotazh me Daglas Costa. Fonseca duhet t’i besojë formacionit të tij më të mirë për të provuar të arrijë gjysmëfinalen, por duhet ta bëjë pa Dzeko të skualifikuar. Qendërsulmues do të jetë Kalinic, me Under, Pellegrini dhe Cluivert të konfirmuar si trekuartistë, apo si treshe e mesfushës së maskuar. Më mesfushë Cristante është favorit ndaj Veretout për të bërë dyshen me Diawara. Në portë do të jetë portieri titullar Pau Lopez, me mbrojtjen me katër që do të shohë Florenzin dhe Kolarov si mbrojtës krahu dhe Mancini dhe Smalling që do të formojnë dyshen qendrore.

FORMACIONET E MUNDSHME

JUVENTUS (4-3-1-2): Buffon; Cuadrado, Rugani, Bonucci, Danilo; Rabiot, Pjanic, Bentancur; Daglas Costa; Higuain, Ronaldo.

TË GATSHËM: Szcezny, Pinsoglio, Alex Sandro, Emre Çan, Matuidi, Pjaca, Bernardeschi, Ramsey, Dybala

BALOTAZHE: Alex Sandro – Danilo, Pjanic – Emre Çan, Bernardeschi – Rabiot

TË PADISPONUESHËM: Chiellini, Khedira, Demiral, De Sciglio

ROMA (4-2-3-1): Pau Lopez; Florenzi, Mancini, Smalling, Kolarov; Diawara, Cristante; Under, Pellegrini, Cluivert; Kalinic

TË GATSHËM: Fusato, Cardinali, Fazio, Cetin, Jesus, Santon, Spinazzola, Bruno Perez, Veretout, Estrella

BALOTAZHE: Cristante – Veretout

TË PADISPONUESHËM: Zappacosta (thyerje e ligamentit të kruciatit anterior të gjurit të djathtë), Pastore (edemë e kockave të legenit), Mkhitaryan (tërheqje muskolare në femur), Zaniolo (thyerje e ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë), Antonuci (goditje në kavilje), Perotti (traum shembjeje në pulpë), Mirante (traum shembjeje në shpatull)

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI