Flash

Thyhet rekordi i Miura: blihet lojtari më i moshuar në botë, 75 vjeç

Lapsi.al 22 January 2020
Thyhet rekordi i Miura: blihet lojtari më i moshuar në botë, 75

Vetëm pak ditë më parë erdhi lajmi për rinovimin e sulmuesit japonez Kazuyoshi Miura, në moshën gati 53 vjecare, me FC Yokohama, klub që militon në Divizionin B japonez ku luan nga 2005, por rinovimi i tij është lënë në hije pikërisht në këtë merkato të janarit, nga blerja e bërë nga 6 October Club, që ka vënë në kontratë Ezz El-Din Bahader, që është 75 vjeç!

Lajmin e ka dhënë Federata Egjiptiane e Futbollit përmes profileve të saj në rrjetet sociale: "Futbollisti po përgatitet të futet në rekordet Guinness, ndërsa ka nisur të marrë pjesë në aktivitetet e klubit". Nëse 'djaloshi' do të debutojë me skuadrën e tij të re, në fakt, do të thyente rekordin që i përket portierit izraelit Isaak Hayik, që vitin e kaluar luajti një ndeshje në divizionin e katërt me fanellën e Ironi or Yehuda në moshën 73 vjecare.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI