Flash

Video/ Shikoni çfarë goli i anullohet Luftëtarit: arbitri Bastari i jep një pikë Kukësit

Lapsi.al 22 January 2020
Video/ Shikoni çfarë goli i anullohet Luftëtarit: arbitri

Futbolli është një lojë me rregulla dhe jo me investime. E kjo vlen edhe kur përballë janë kryesuesit e kampionatit me vendin e parafundit me vetëm të rinj në skuadër. Luftëtari duhet të kishte dalë me fitore nga sfida me Kukësin, ose të paktën meritonte që në minutën e 35 të kishte kaluar në avantazh, por arbitri Bastari anulloi një gol në dukje të rregullt, për faull në sulm, që as vetë lojtarët e Kukësit nuk e panë. "Nuk e kam idenë pse u anulua. Nuk ka asnjë faull asnjë gjë - shpjegoi Çoçlli -. Është vendimi i arbitrit. Nuk e di si e ka marrë këtë vendin kaq abstrakt. Arbitrat janë me misionin që të gjykojnë ndeshjen me përpikëmëri. Nuk e di i kujt është faji, nuk merrem me gjyqtarët".

Krosimi nga e djathta mbërriti tek Oshafi, pasi nuk u prek nga asnjë prej lojtarëve që kërcyen në zonë. Sulmuesi shënoi, por Bastari gjeti një faull në sulm, duke anulluar golin. Ky është edhe shpjegimi i vetëm në pritje të relacionit të arbitrit, sepse pozicioni jashtë loje duhet përjashtuar, pas përsëritjeve të pamjeve filmike. Ky ishte edhe episodi ky i një ndeshje me ritëm e shumë raste, që në fund rezultoi pa fitues.

Impresionuese skuadra e Cocllit që bën debutimin në kampionat mes një mijë vështirësish. Në vendin e parafundit me 12 pikë tashmë, pas këtij barazimi, tekniku ka ditur ti japë formë një skuadre të mbushur me lojtarë të rinj, e që nuk ndërhyn dot në merkato për shkak të dënimit të ardhur nga FIFA. E megjithtë, kundër tyre Kukësi (32) rrezikon të ketë humbur vendin e parë, gjë që do të ndodhë, nëse Bylis (30) fiton në ndeshjen e tij me Tiranën në Selman Stërmasi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI