Flash

Manipulimi i Ramës me shifrën e check -up. Shuma që ka humbur shteti në 4 vjet

Lapsi.al 23 January 2020
Manipulimi i Ramës me shifrën e check -up. Shuma që ka humbur

I gjendur nën presionin e kritikave për koncesionet në shëndetësi kryeministri Edi Rama, ka gjetur më në fund një shifër "pozitive" për të propoganguar suksesin e Check- upp. Përmes një postimi në Facebook, ka publikuar të dhënat sesa njerëz kanë kryer Kontrollin Bazë Shëndetësor bazë falas, për 2019.

Sipas të dhënave të kreut të qeverisë, 482.7111 qytetarë kanë kryer Kontrollin Bazë Mjekësor, ose +13% më shumë sesa viti paraardhës.

“MIRËMËNGJES?

482,711 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë FALAS në vitin 2019 ose +13% më shumë se viti paraardhës, duke tejkaluar objektivin e përcaktuar prej 475 mijë qytetarë\ vit.

Ky program kombëtar është vlerësuar lart nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe përtej baltës politike të radhës, ka ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz të marrin masa për organizmin e tyre?”, shkruan Rama.

Por shifra e ngritur lart nga kryeministri nuk e mbulon dot dështimin skandaloz financiar  të këtij projekti. Shifrat zyrtare, të publikuara nga Ministria e Financave, kanë treguar se shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. të publikuar nga Ministria e Financave.

Sipas këtyre të dhënave koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer! Numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244,420 në vitin 2015; 329,555 në 2016; 316,601 në 2017 dhe 2018 në 428,891 . Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580,533.

Por edhe shifra që Rama e quan si sukses të 2019 është një mashtrim. Ajo vjen pas një manipulimi që qeveria bëri për të paguar me çdo kusht privatin, duke rritur me dhjetë vite moshën e qytetarëve që duhet ti nënshtroheshin analizave vetëm për ti paguar të njëjtën shifër koncesionarit. Pasi eksperienca qe një dështim du vite me radhë, në vend që të bënte një reduktim të fondit që i jep kompanisë së Vilma Nushit, ish ministri Ilir Beqja vendosi të rrisë me dhjetë vjet ( nga 40 – në 65 vjeç u bë 35 deri në 70) brezin moshor të atyre që mund të bëjnë kontrollin mjekësor falas. Me një deklaratë qesharake Beqja tha atëhere se njerëzit nuk ishin paraqitur për të bërë analizat, pa para, sepse i kishte penguar propaganda shpifëse e opozitës.

Lexo me tej:

Prova se si ish ministri Beqja manipuloi nje vit me pare me shifrat e Check Up 

Si u rrit mosha nje vit me pare per t'i dhene me shume para koncesionarit

Prandaj edhe shifra që Rama propogandon sot është përpjekja e fundit për të justifikuar një politikë të gabuar që i ka kushtuar shqiptarëve mbi 8.5 milionë euro të vajtura kot në xhepin e privatit.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI