Flash

Raiola rindez shpresat e Juventus për Pogba: "Të shohim nëse United është në planet e tij"

Lapsi.al 23 January 2020
Raiola rindez shpresat e Juventus për Pogba: "Të shohim nëse

"Sot Pogba nuk është i lumtur sepse nuk luan. Kemi nevojë të shohim në verë nëse do të jetë në planet e Manchester United e nëse Manchester United do të jetë akoma në planet e Paul". Deklaratat e fundit të Mino Raiola, menaxherit të francezit, kanë shtuar zërat për një lamtumirë të mundshme në qershor të Red Devils, me të cilët lojtari ka një kontratë deri në 2021, ndërsa ka rritur entuziazmit e Juventus që shpreson ta ketë francezin në skuadër. Nuk është një secret që bardhezinjtë synojnë kthimin e Pogba në shtëpi, për më tepër që Dybala ka thënë hapur se dëshiron të laujë përsëri me të.

"Shpresoj që një ditë të mund të festojmë sërisht së bashku", ishin fjalët e Joya, një prej ish-shokëve me të cilin Pogba ka mbetur i lidhur. Një sezon për tu harruar ai i Pogba, që deri tani ka luajtur vetëm tetë ndeshje mes Premier League e Kupës së Ligës. Dëmtimi në kavilje e detyroi deri të operohet. Tani do të duhet ndonjë muaj tjetër: "Paul po rikuperon, nuk është i lumtur nëse nuk luan - ka thënë ende Raiola – Të gjithë e dinë se ambicjet e United nuk janë përmbushur në vitet e fundit". Francezi ka nevojë të kthehet ai që ishte e sidomos të luajë për objektiva të mëdha. Juventus mund tia garantojë, gjithnjë nëse e lejon Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI