Flash

Cristiano Ronaldo tregon dietën e fizikut super: proteina, pushim e aspak alkol

Lapsi.al 24 January 2020
Cristiano Ronaldo tregon dietën e fizikut super: proteina, pushim e aspak

Një talent i lindur, dedikim i jashtëzakonshëm për stërvitjen e një stil jete e rregullt pa teprime. Eshtë ky sekreti i Cristiano Ronaldos, suksesi i të cilit nis nga tavolina. Kampioni i Juventus, në fakt, ndjek një dietë me shumë proteina e pa alkol. Janë gjashtë gatimet e ditës, sidomos ato me bazë pule e peshku. CR7 i jep shumë rëndësi pushimit dhe kohës së lirë, që kalon me familjen dhe miqtë.

Ka qenë tabloidi britanik 'Sun'që i ka kushtuar vëmendje stilit të jetës së fenomenti portugez. Dita e tij nis me një mëngjes të parë me bazë proshute, djath e kos të reduktuar në yndyrna. Kështu arrihet në të parin nga dy drekimet e përditshmëm, që parashikojnë sallatë dhe pulë. E dyta konsiston tek peshku, më tepër ton, me sallatë, vezë, ullinj e domate. Dy janë edhe darka, në të cilin alternohen edhe njëherë mishi e peshku, si kallamarë, byftek e peshk shpatë. Gjatë ditës janë të parashikuar edhe vakte të vogla, në mënyrë rigoroze me bazë frutash të freskëta.

Sekreti i suksesit të tij e jetëgjatësisë futbollistike i takon edhe stërvitjes, ku nuk mungon noti. Fondamental rezulton të jetë pushimi: tetë orëve të gjumit të cdo dite, CR7 i shton pesë pushime gjatë ditës. Atë që mbetet nga koha, e kalon me familjen dhe miqtë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI