Flash

Dakar 2020, përlotet edhe njëherë: Edwin Straver nuk i'a doli dot

Lapsi.al 24 January 2020
Dakar 2020, përlotet edhe njëherë: Edwin Straver nuk i'a

Përsëri lot në Dakar 2020. Pas humbjes së jetës së Paulo Gonçalves, një tjetër vdekje ka tronditur garën më të famshme të botës. Edwin Straver nuk ia doli dot. Motorciklisti hollandez 48 vjecar ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë në fraksionin nga Shubaytah në Haradh në 16 janar, duke u rrëzuar keq me motorin e tij KTM 450 EXC e duke pësuar lëndime të rënda.

Në cirkuit piloti mori edhe ndihmën e parë, por kishte pësuar një frakturë në një vertebër cervikale dhe kishte pësuar më pas infarkt. I dërguar në spitalin e Riyadh, Straver ka qendruar në reanimacion deri të mërkurën e kaluar, pastaj u dërgua në Hollandë, ku u nda nga jeta.

48 vjecari ishte në pjesëmarrjen e tij të tretë në Dakar, vitin e kaluar kishte mbërritur i 30 në klasifikimin final, duke fituar kategorinë Original by Motul në të cilën ishte regjistruar edhe këtë vit. "I gjithë karvani i Dakar i shpreh mgushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjes, miqve e të afërmve të Edwin", lexohet në një komunikatë. Straver është piloti i dytë që humb jetën gjatë edicionit të 42 të Dakar, pas portugezit Paulo Goncalves, që humbi jetën në etapën e shtatë në kategorinë moto.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI