Flash

Foto/ Australian Open, karriera e Caroline Wozniacki përfundon në lot

Lapsi.al 24 January 2020
Foto/ Australian Open, karriera e Caroline Wozniacki përfundon në lot

Karrierra e jashtëzakonshme tenistike e Caroline Wozniacki, danezja ish-numri një në botë, është mbyllur në lot në Australian Open, pas humbjes së pësuar nga tuniziania Ons Jabeur. Wozniacki, që kishte lajmëruar në dhjetor se ky do të ishte turneu i saj final, ka humbur 7-5, 3-6, 7-5 në raundin e tretë të kompeticionit.

29 vjecarja ul kështu siparin e një karriere që e ka parë të fitojë 30 tituj WTA, me triumfin e saj unik në një Grand Slam, në 2018, në Melbourne Park. "Imagjinoj se është kështu që duhet të ishte - ka thënë Wozniacki -, kam patur eksperienca të pabesueshme në fushë, tifozë fantastikë e shumë mbështetje nga ana e familjes sime, sidomos nga babai im që më ka stërvitur gjithë këto vite. "Zakonisht nuk qaj. Kam kujtime të vecanta që i vlerësoj, ka qenë një ecuri e bukur - ka shtuar ajo - po jam gati për kapitullin tjetër, gati për atë që do të vijë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI