Flash

Video/ Pesë gola në një orë lojë: Dortmund shënon 10 në dy ndeshje, gjysmat janë të Haaland

Lapsi.al 24 January 2020
Video/ Pesë gola në një orë lojë: Dortmund shënon

Bundesliga është tashmë nën këmbët e yllit të ri të futbollit, që po bën një impakt të frikshëm në kampionatin gjerman, duke shënuar pesë gola në dy ndeshjet e tij të para me Borussia Dortmund. Erling Haaland, pasi ka shënuar tre gola në debutimin e tij kundër Augsburg, ka vazhduar të bëjë atë që di më mirë... të shënojë, edhe në ndeshjet e dytë. Këtë herë norvegjezi ka shënuar dy, por ajo që duhet të bëjë përshtypje është se në të dy ndeshjet 19 vjecari është aktivizuar nga pankina (65), duke luajtur vetëm një orë lojë në të dy ndeshjet e duke shënuar 5.

Borussia Dortmund me shtatlartin në sulm nuk di të ndalet: dhjetë gola në dy ndeshje 3-5 në transfertë me Augsburg e 5-1 kundër Koln. Këtë herë Haaland nuk kishte nevojë të kthente fatet e ndeshjes, por me dy golat e shënuar në minutat 77’ dhe 87’, kompletoi fitoren që ishte siguruar më parë nga Raphael Guerreiro, Marco Reus, Jadon Sancho.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI