Flash

Ilicic bën tre, Atalanta... shtatë! Torino pëson humbjen më të rëndë në histori

Lapsi.al 25 January 2020
Ilicic bën tre, Atalanta... shtatë! Torino pëson humbjen më

Një shfaqje e vërtetë. Atalanta i shkakton Torinos humbjen më të rëndë në histori dhe arrin Romën në vendin e katërt të klasifikimit. Një mbrëmj për tu harruar për të besuarit e Mazzarri, që pësojnë shtatë gola dhe e mbyllin me nëntë lojtarë. Atalanta nisi menjëherë me marsh të lartë, Sirigu bëri gjithcka për të mbajtur në lojë granata, por pastaj kapitulloi në seri.

Në fillim Ilicic me asist të Palomino, pas një gabimi skandaloz të Laxalt (17'), më pas Gosens fluturimthi (29') e Zapata me penallti (faull i panevojshëm i Lukic ndaj Ilicic në të 46') ekzaltojnë skuadrën e Gasperini përpara se të zbrisnin në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Torino të paktën e provoi: Lukic shkoi pranë golit, ndërsa Gollini vihet në provë në diagonalen e Belotti. Shpresat skuadrës së Mazzarri, në fakt, ia shuajti Ilicic: slloveni përfiton nga një pakujdesi e Djidji, që pasi shkaktoi faull me dorë e la topin në dispozicion të kundërshtarit. Fantastik Ilicic në goditjen nga rreth 50 metra, duke kapur Sirigu jashtë portës. Slloveni shënoi tregolëshin personal, në një sugjerim të Gomez, i vetëm përballë portierit.

Mbrëmja e Torinos bëhet edhe më e zezë kur 15 minuta nga fundi, Izzo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Me 10 lojtarë, humbja merr përmasa historike: Meité pengoi Toloi e Muriel transformoi nga pika e bardhë për golin e gjashtë, ndërsa një minutë më pas kolumbiani merr një asist të Gomez për ta bërë 7-0. Përpara fërshëllimës finale, Lukic ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë Torinon me 9 lojtarë. Më keq se kaq...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI