Flash

Juventus e PSG akordohen për Kurzawa: Tuchel nuk e grumbullon: “Kam dhënë aprovimin”

Lapsi.al 25 January 2020
Juventus e PSG akordohen për Kurzawa: Tuchel nuk e grumbullon: “Kam

Juventus është një hap nga blerja e Layvin Kurzawa, që do të mbërrijë nga Psg në një shkëmbim, me shumë plusvalencë, me De Sciglio. Kthesën vendimtare të tratativës e ka dhënë direkt tekniku i francezëve Tuchel. Gjermani i Psg nuk e ka grumbulluar Kurzawa për ndeshjen e kampionatit kundër Lille: "Situata nuk është e qartë. Kam dhënë aprovimin tim për shkëmbimin me De Sciglio e cështja është e hapur. Për këtë arsye nuk e kam grumbulluar".

Për zyrtarizimin duhet pritur ende ndonjë ditë, por zgjedhja e Tuchel - e në këtë rast edhe e shoqërisë – për të bërë pa të në transfertën e Lillem është e qartë: Kurzawa mund të transferohet tek Juventus në shkëmbimin me De Sciglio. Vlerësimi për të dy është tek 25 milionë euro që, nëse konfirmohen, do të thotë plusvalencë e rëndësishme për bardhezinjtë.

Situatë e ngjashme edhe për Edinson Cavani, një tjetër lojtar që ka kërkuar hapur shitjen në javët e ardhshme: "Vlen i njëjti diskutim - ka konfirmuar Tuchel -, është stërvitur por ka gjëra që duhen saktësuar. Nuk është gjë e vogël, duhet zgjidhur". Matador kërkon të transferohet tek Atletico Madrid, sidomos pas ardhjes nën Kullën Eiffel të Mauro Icardi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI