Flash

Nuk ka më Europa League për Shqipërinë: më shumë përfaqësime për klubet me formatin e ri

Lapsi.al 25 January 2020
Nuk ka më Europa League për Shqipërinë: më shumë

Nga viti 2021 në lojë futet tashmë një kompeticion i tretë në arenën ndërkombëtare. Liga e Konferencës do tu japë klubeve shqiptare më shumë mundësi për të luajtur në fazën e grupeve të kompeticioneve evropiane, por në anën tjetër është një tentativë e qartë e UEFA-s për të forcuar Ligën e Europës që e ka humbur prej kohësh sharmin e saj të dikurshëm, kur quhej Kupa Uefa. Kështu, asnjë skuadër e Shqipërisë, por jo vetëm vendit tonë por të gjithë kampionateve europiane të pozicionuara nga vendi i 13 e poshtë, nuk do të kualifikohet për në Europa League përmes renditjes.

Një zbritje në nivel, kjo është e qartë, sepse Liga e Konferencës do të thotë mundësi shumë të vogal për të gjetur një kundërshtar prestigjoz përballë, por ky format do të ndikojë në motivimin e klubeve tona dhe angazhimin e tyre në arenën evropiane. Gjithashtu, kjo mund të ndihmojë klubet edhe nga ana financiare. Përmes këtij formati, të paktën 34 federata do jenë të përfaqësuara në fazën e grupeve, në një prej kompeticioneve.

Formati do të jetë me këtë strukturë:

* Liga e Kampionëve – 32 ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe -125 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;

* Liga e Europës – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;

* Liga e Konferencës Europiane, – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e 38-të të UEFA-s, ku nga përcaktimi i formatit të ri, në rast se vendi ynë do të vijojë të mbajë këtë vend në renditje, do të mund të përfaqësohemi me 4 ekipe, ku:

1. Ekipi kampion i Shqipërisë hyn në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve;

2. Fituesi i Kupës së Shqipërisë hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë; (në rast se fituesi i Kupës së Shqipërisë është i njëjtë me vendin e parë, të dytë ose të tretë, vendi kalon tek vendi i katërt në kampionat);

3. Vendi i dytë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë;4. Vendi i tretë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë.

Sipas skemës së formatit të propozuar:

• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Dytë të Ligës së Konferencës;

• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Dytë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Tretë të Ligës së Europës;

• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë dhe Playoff-et e Ligës së Kampionëve, respektivisht luan playoff ose kalon direkt në Fazen e Grupeve të Ligës së Europës;

• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë të Ligës së Europës, atëherë kalon ne Raundin Play-Off të Ligës së Konferencës;

• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin Play-Off të Europa Ligës, atëherë kalon në Fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës.

Kalendari, pavarësisht se planifikohet të mbahet ai i njëjti i Kompeticioneve të Klubeve UEFA, do të saktësohet në periudhën në vijim.

• Oraret e ndeshjeve do të jenë 18:55 dhe 21:00, e Martë, e Mërkurë dhe e Enjte;• Marta e Mërkura do rezervohet për Ligën e Kampionëve;

• Liga e Europës dhe ajo e Konferencës do i ndajnë ndeshjet në mënyrë të barabartë në dy oraret e të Enjtes;

• Për ndeshje që do luhen në zona mbi dy orë nga ora europiane do rezervohet orari 16:30.

• Nivelet e shpërndarjes financiare dhe pagesat e solidaritetit për klubet pjesëmarrëse do të komunikohen nga ana e UEFA-s në vijim, gjatë këtij viti.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI