Flash

Plan-kursimi i Milan për talentin e Benfikës: fati i investimit në duart e Sevilla

Lapsi.al 25 January 2020
Plan-kursimi i Milan për talentin e Benfikës: fati i investimit

Manovra të kryqëzuara për Milan, që në njërën anë kërkon të përforcojë skuadrën me lojtarë me të ardhme të shkëlqyer, por nga ana tjetër kërkon të qendrojë në terrenin e investimeve kursimtare, duke përdorur mekanizma interesantë për të shmangur klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Florentino.

Milan provon kështu të mundë konkurencën e Manchester United për të arritur tek Florentino Ibrain Morris Luis, i njohur si Florentino, xhevahiri i futbollit portugez. Sipas emitentit SportTV, kuqezinjtë i kanë bërë propozimin e tyre Benfikës: huazim për 18 muaj e me të drejtë blerje për 50 milionë, e njëjta formulë që ka cuar Gedson Fernandes tek Tottenham. Mesfushori 20 vjecar, në fakt, ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 120 milionë e vështirë se do të pranojë kushtet e italianëve.

Ndërkohë, Milan punon fort në dalje, për të siguruar likuiditetet e duhura për të ndërtuar sulmin final për Florentino. Nga Spanja vijnë konfirmime për një tratativë mes Milan e Sevilla për Suso. Sipas asaj që bën të ditur 'Marca', dy klubet po mundohen të mbyllin operacionin, por akordi është ende larg. Nyjet e operacionit lidhen me vlerësimin e kartonit të lojtarit spanjoll e gjendjes së operacionit: andaluzianët duan një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, kuqezinjtë shtyjnë për detyrim blerje. Suso kërkon të ndryshojë ambjent e në Sevilla do të gjente sërisht Julen Lopetegui.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI