Flash

"Gungaç bastard, i ule mbathjet": Napoli nuk harron tradhëtinë e Sarrit

Lapsi.al 26 January 2020
"Gungaç bastard, i ule mbathjet": Napoli nuk harron

"Gungaç bastard! Ke thënë shumë gjëra e pastaj ule mbathjet!". Kështu shkruan një parrullë e ekspozuar jashtë stadiumit San Paolo nga Curva A në ditën e kthimit të Maurizio Sarri për herë të parë si kundërshtar në stadiumin e tij të vjetër. Tifozët e Napoli nuk e kanë falur tradhëtinë e ish-teknikut e kalimin e tij tek Juventus pas tre vitesh të shkëlqyer nën Vezuv, ku midis ishte vetëm eksperienca tek Chelsea. Parrulla kundër Sarri janë shfaqur edhe në Maschio Angioino e në pika të tjera strategjike të qytetit.

Parrullat janë shfaqur në mbrëmjen e kaluar e janë hequr pak më vonë. Mbi episodin ka nisur menjëherë hetimet Digos. Në fakt kjo situatë pritej, pas imazhit anti-juventin që kishte krijuar tekniku, i famshëm për gishtin e mesit të treguar tifozëve bardhezinj para një ndeshje, por që është rrëzuar brutalisht me uljen në pankinën e kampionëve të Italisë. Fishkëllima e kontestime kundër teknikut toskan ka patur edhe në mbrëmjen e djeshme, kur autobusi i Juventus ka mbërritur në hotel.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI